Guvernatori Ismaili në Washington: FMN vlerëson arritjet e Kosovës në qëndrueshmërinë ekonomike

by Nexhat

Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimet Pranverore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Washington D.C., Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga Anëtarja Joekzekutive e Bordit Hoxha, Zëvendësguvernatorja Shileku-Shala me bashkëpunëtorë, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, Bo Li dhe ekipin e tij.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili prezantoi zhvillimet më të fundit në ekonominë e Kosovës, përfshirë performancën e sektorit financiar, progresin në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe avancimin e reformave strukturore. Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të FMN-së në forcimin e kapaciteteve institucionale të BQK-së dhe në zbatimin me sukses të rekomandimeve nga misionet e FMN-së

banner

Guvernatori theksoi gjithashtu përfundimin me sukses të dy prej programeve kyçe të bashkëpunimit me FMN-në: Marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Instrumentit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri (RSF), të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në përparimin e reformave fiskale dhe strukturore, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit

Nga ana e tij, Zëvendësdrejtori Menaxhues Li vlerësoi progresin e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet FMN-së dhe BQK-së në fusha me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e sistemit financiar.

Ky takim konfirmoi përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e partneritetit institucional ndërmjet BQK-së dhe FMN-së, në funksion të përmbushjes së objektivave zhvillimore dhe të rritjes së qëndrueshme ekonomike në Kosovë.

Delegacioni i BQK-së do të vazhdojë takimet bilaterale me drejtues të lartë të FMN-së dhe BB-së gjatë qëndrimit në Washington D.C

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy