29
Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, deklaroi se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është kritikuar edhe prej LVV-së për shkak se nuk ka qenë mjaftueshëm në mbrojtje të pozicioneve të subjektit politik.
“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë ë pakënaqur me Konjufcën për shkak që nuk i ka mbrojtur në mënyrë religjioze, dhe ata dëshirojnë dikë i cili i mbron në mënyrë strikte dhe që nuk ka fort kokëçarje për rregullat dhe procedurat të cilat janë në Kuvend”, deklaroi Krasniqi në emisionin Rubikon në Klan Kosova.