Disa persona janë përfshirë në një konflikt pak minuta më parë në Tiranë. Sherri ka ndodhurnë rezidencën Long Hill në Lundër ku disa persona kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.
Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania një person është plagosur.
Policia ndodhet në vendngjarje. Ndërkohë ende nuk dihet motivi i konfliktit apo cilët kanë qenë personat e përfshirë në ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflik