Mbi 5 mijë të punësuar e mbi 15 mijë të angazhuar indirekt në kompanitë e Korporatës Devolli

by Nexhat

Në emisionin Kosova Today, moderatorja Jehona Gashi, ka thënë se vëllezërit Devolli përpos prodhimit të qumështit, janë të lidhur me mijëra fermerë, që kultivojnë misër dhe grurë, por që kanë ferma edhe të qumështit, e nga ata marrin qumështin.

Ajo shtoi se janë diku 5 mijë persona të punësuar dhe janë mbi 15 që angazhohen në këtë çështje.

banner

Pas kësaj, Gashi  iu drejtua të ftuarit kryetarit të Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës, Gani Durmishi, për vlerësimin ndaj Devolli Corporation.

Durimishi ka thënë se qumështorja “Vita” është një shtyllë kryesore e sektorit të industrisë së qumështit.

Në emisionin Kosova Today, ai ka folur pas deklaratës së Sekretarit Organizativ të LVV-së, Alim Rama, për bojkotimin e produkteve të kompanisë “Devolli”.

“Qumështorja “Vita” në kohët e fundit ka qenë një shtyllë kryesore gati e sektorit të industrisë së qumështit në Kosovë. Për arsye edhe ne edhe ‘Vita’ varemi nga konsumatorët vendorë, neve ende asnjë qeveri që nga paslufta nuk na kanë mundësuar që të eksportojmë mallra me preardhje shtazore”.

“Lëndën e parë e marrin nga fermerët, e marrin qumështin e freskët. Në momentin kur qumështoren “Vita” e bllokon, atëherë sa fermerët do të derdhin qumështin. Ne para disa viteve e kemi pasë një këtë problem dhe kemi punuar shumë që këtë ta heqim”, ka thënë Durmishi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy