OSBE: Mbyllja e institucioneve paralele serbe pa alternativa rrezikon tensione, të trajtohen në dialogun e Brukselit

by Nexhat

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar për mbylljen e disa institucioneve paralele të Serbisë në Komunën e Shtërpcës dhe në atë të Leposaviqit.

OSBE thotë se mbyllja e institucioneve të tilla që ndikojnë shërbimet sociale pa dhënë alternativa tjera rrezikon të përkeqësojë tensionet.

banner

“Misioni i ka parë mbylljet e fundit të objekteve të shërbimeve publike të drejtuara nga Beogradi që ndodhën më 23 prill në Štrpce/Shtërpcë dhe Leposavić/Leposaviq, të cilat gjithashtu ndikuan në funksionimin e Qendrës për Mirëqenie Sociale. Ndërprerja e qasjes në shërbimet esenciale pa alternativa të mundshme ndikon në mënyrë disproporcionale tek komunitetet joshumicë dhe rrezikon të përkeqësojë tensionet e vazhdueshme.

OSBE thotë se çështjet e ndjeshme si këto duhet të trajtohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE, i cili “mbetet rruga më efektive për zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.

Institucionet e Fondit të Pensioneve dhe Invaliditetit (Fondi PIO), Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe Fondin Republikan për Sigurime Shëndetësore në Leposaviq, si dhe Ndërmarrjes Publike Komunale në Shtërpcë u mbyllën pardje në një aksion të asistuar nga Policia e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy