Osmani: Vuçiq me mendime hegjemoniste njejtë si Putini, Kosova është për të qëndruar dhe s’ka kthim mbrapa

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Finlandë. Atje, shefja e shtetit të Kosovës ka dhënë edhe një intervistë për median finlandeze “Yle”. Duke folur për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, Osmani ka thënë se Moska zyrtare ka trefishuar paratë që shpenzon për propagandë dhe për dezinformim në Ballkanin Perëndimor,

“Kjo tregon se Rusia ka një interes të veçantë për rajonin”, ka thënë presidentja Osmani.Sipas Osmanit, situata në Ballkanin Perëndimor ka mbetur e tensionuar edhe sot e kësaj dite. Ajo thotë se presidenti serb Aleksnader Vucic mendon njëjtë sikurse Vladimir Putini dhe se të dy mohojnë ekzistencën e vendeve fqinje.

banner

“Situata është shqetësuese, pasi Serbia vazhdimisht vepron sipas dëshirës së Rusisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ashtu si Vladimir Putin , mendon në një mënyrë hegjemoniste që mohon ekzistencën e vendeve fqinje. Kur lexoni shkrimet akademike të vendeve, serbët dhe rusët besojnë se janë popuj të shenjtë nën të cilët duhet të jetojnë të tjerët. Ky lloj mendimi imperialist është i rrezikshëm dhe i përket së shkuarës”,ka thënë ajo, 

Për takimin e Porfirije me Vladimir Putinin, Osmani ka thënë se në atë takim është diskutuar hapur për pushtimin e Malit të Zi, Bosnjës dhe Kosovës.

Sipas presidentes Osmani disa vendimarrës në BE duket se mendojnë që Vuçiqi mund të frenohet vetëm përmes koncesioneve të cilat e mbajnë atë të lumtur.

“Megjithatë, ajo ka çuar vetëm në dhunë të re”, është shprehur Osmani.

Ajo tutje thotë se i duket e çuditshme që BE-ja po rrit ndihmën për Serbinë, ndërkohë që Beogradi zyrtar vazhdon të nxisë dhunën në vendet fqinje dhe shmang zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë bërë.

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë burim tensioni.

“Në vend të kësaj, vendi ka hapur vazhdimisht derën e miqësisë dhe bashkëpunimit me Serbinë. Serbia nuk ka kërkuar kurrë falje për krimet e luftës apo krimet kundër njerëzimit të kryera kundër popullit tonë. Nuk kemi kërkuar kurrë hakmarrje, por drejtësi”, ka thënë presidentja e Kosovës.

Sipas presidentes Osmani, Serbia duhet dalëngadalë të mësohet se Kosova është për të qëndruar dhe se nuk ka kthim në të kaluarën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy