Paris Saint-Germaini ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Nice në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit francez.
Rasti i parë serioz për gol i takoi Khvicha Kvaratskhelias i cili në minutën e 28-të bëri një super goditje por portieri mysafir ia mohoi golin.
Vetëm disa minuta më vonë, Ousmane Dembele (31’) humbi një rast të pastër shënimi për të kaluar PSG-në në epërsi.
Po luhej minuta e 34-të e ndeshjes kur mysafirët ia dolën të kalojnë në epërsi duke realizuar për 1-0 përmes Morgan Sanson.
✌😁 @Morgan_Sanson8 #psgogcn pic.twitter.com/65EHs7ox8F
— OGC Nice (@ogcnice) April 25, 2025
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, vendasit reaguan duke barazuar shifrat në 1-1 përmes Fabian Ruiz.
Në minutën e 46-të të ndeshjes Nice riktheu sërish epërsinë duke realizuar edhe një herë tjetër me anë të Sanson për 2-1
Goditjen përfundimtare PSG-së ia dha Youssouf Ndayishimiye në minutën e 70-të i cili realizoi me kokë për 3-1.
Kjo ndeshje për të besuarit e Luis Enriques ishte vetëm sa për statistika, pasi ata javë më parë janë shpallur zyrtarisht kampion të Ligue 1.