Blerim Sallahu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se “nuk kemi të bëjmë me vota” referuar mungesës së votave për ta zgjedhur Albulena Haxhiun, Kryetare të Kuvendit, “por me konstituim të Kuvendit”.
“VV-ja e ka propozuar kandidaten për kryeparlamentare, e kështu e kemi përmbushur atë nen dhe po presim votat t’i marrim nga opozita, siç shihet. Është detyrë e deputetëve, thuhet se duhet të konstituohet Kuvendi pasi si parti e kemi përmbushur nenin 67. Nevojitet angazhimi i deputetëve për votim pasi është detyrë e tyre. S’kemi të bëjmë me numra, kemi të bëjmë me konstituim”, ka shtuar ai të enjten në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.