“VATRA” kërkesë Begajt e Osmanit: Mbroni të drejtat e shqiptarëve në Ulqin

by Nexhat

Federata “VATRA” ka kërkuar nga presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që të reagojnë mbi zhvillimet e fundit në Ulqin.

“Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, organizata më e vjetër e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër lidhur me një çështje me rëndësi të veçantë kombëtare dhe rajonale: zhvillimet e fundit në Ulqin, përkatësisht dhënia me qira për një periudhë afatgjate e një pjese të konsiderueshme të Plazhit të Madh kompanisë “Eagle Hills Montenegro”, një subjekt privat i regjistruar në Mal të Zi vetëm gjatë këtij viti, me një kapital simbolik. Kjo marrëveshje, e cila ka ngjallur reagime të forta brenda komunitetit lokal shqiptar në Ulqin, si dhe nga aktorë politikë e institucionalë në Mal të Zi, përfshirë Presidentin Jakov Milatoviq, është zhvilluar në kushte jo të qarta transparence dhe me shumë pikëpyetje mbi qëllimet afatgjata të këtij projekti. Të nderuar Presidentë, Ulqini nuk është vetëm një qytet simbolik për shqiptarët në Mal të Zi, por është edhe një hapësirë historike, kulturore dhe ekonomike me rëndësi të veçantë për mbarë rajonin dhe më gjerë. Për këtë arsye, ne ju drejtohemi Juve, si përfaqësues të dy shteteve relevante, për ta ndjekur me vëmendje këtë zhvillim shqetësues dhe për të përdorur kanalet diplomatike e institucionale për të ngritur zërin tuaj në mbrojtje të të drejtave, interesave dhe pronës publike që u përket qytetarëve të Ulqinit.”, thuhet në kërkesën e VATRËS

banner

Më tej  kjo Federatë  thekson rëndësinë që çdo vendimmarrje që prek komunitetin autokton shqiptar në Mal të Zi të jetë në përputhje me ligjin, me parimet e transparencës, dhe mbi të gjitha, me vullnetin e qytetarëve të Ulqinit.

“ Ne tashmë kemi nisur kontaktet me institucione relevante në SHBA dhe do të vijojmë të ndjekim këtë çështje deri në përfundimin e saj, duke theksuar gjithmonë nevojën që investimet dhe zhvillimi në rajon të mos bëhen në dëm të banorëve autoktonë, as të trashëgimisë mjedisore dhe kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi. Në pritje të një reagimi të ndjeshëm dhe përfaqësues nga institucionet që Ju drejtoni, ju shpreh mirënjohjen për përkushtimin Tuaj të vazhdueshëm ndaj çështjeve që prekin interesin kombëtar. “, pëfundon kërkesa.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy