Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut, ka takuar presidentin amerikan, Donald Trump.
Osmani tha se Shtetet e Bashkuara janë aleati më i palëkunduri dhe me i rëndësishëm i Kosovës.
“Është gjithmonë kënaqësi ta takosh presidentin Donald Trump dhe t’ia përcjellësh dashurinë dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën”.
“Jemi të përkushtuar ta bëjmë aleancën tonë më të fortë se kurrë më parë”, shkroi Osmani.
Më tej, e para e shtetit tha se pati kënaqësinë që t’i urojë Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, ditëlindjen “dhe ta përgëzoj për punën e shkëlqyer që po bën përmes iniciativave të dedikuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve”.