Gerard Pique ndahet me vajzën e cila ishte aryseja pse e tradhtoi Shakirën

by jonzefaj

Gerard Pique (38 vjeç), ish-futbollisti i Barcelonës dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Shakira, është ndarë nga partnerja e tij 12 vjet më e re, Clara Chia Marti, raportojnë mediat spanjolle.

Sipas revistës Marca, gazetarja spanjolle Adriana Dorronsoro e konfirmoi ndarjen në emisionin “Vamos a ver”.

banner

“Kam konfirmimin se Gerard Piqué dhe Clara Chia janë ndarë dhe aktualisht po hetoj arsyet. Po më vijnë informacione që flasin për përfshirje të mundshme të një pale të tretë, por ende asgjë nuk është e qartë,” ka deklaruar ajo.

Dorronsoro iu referua edhe një ngjarjeje që besohet të ketë nxitur thashethemet për ndarje. Thuhet se Piqué është parë së fundmi në një pastiçeri në Miami, ku shoqërohej nga një grua bionde me flokë të kuqe, identiteti i së cilës mbetet i panjohur.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës po kalon kohën mes Barcelonës dhe Miamit, një gjë që mediat e huaja e shohin si një nga arsyet e ftohjes në marrëdhënie.

Kujtojmë se Piqué e njohu Shakirën (48) në vitin 2010 gjatë xhirimeve të këngës së saj “Waka Waka (This Time for Africa)”, himn zyrtar i Kampionatit Botëror të Futbollit në atë vit.

Ata e konfirmuan lidhjen një vit më vonë. Djalin e parë e sollën në jetë më 2013, ndërsa të dytin më 2015.

Shtatë vite më vonë, çifti tronditi publikun me lajmin e ndarjes, të shoqëruar me spekulime për tradhti nga ana e Piqués. Pak kohë më vonë, ai nisi një lidhje me Clarën, ndërsa Shakirën së fundmi kanë filluar ta lidhin me aktorin Lucien Laviscount, i njohur për rolin në serialin “Emily in Paris”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy