Gjesti “kallet” në skenë në koncertin e tij të parë pas BBVA

by jonzefaj

Të premten mbrëma, Gjesti mbajti koncertin e tij të parë pas përfundimit të aventurës në “Big Brother VIP Albania”, duke mbledhur një numër të madh fansash të zjarrtë që kishin ardhur për ta mbështetur.

Atmosfera ishte elektrizuese, me muzikë, energji dhe efekte speciale. Megjithatë, një moment pakujdesie gjatë performancës solli një situatë të pakëndshme. Teksa këndonte, Gjesti u afrua shumë pranë një zjarri me shkëndija, efekt ky i përdorur shpesh nëpër klube për të shtuar spektaklin vizual.

banner

Në pamjet që qarkulluan, ai shihet duke u frikësuar dhe larguar me shpejtësi nga burimi i shkëndijave. Nga reagimi i tij menjëherë pas incidentit, dukej se kishte pësuar një lëndim në dorë, megjithëse nuk është konfirmuar zyrtarisht shkalla e dëmtimit.

Gjesti vetë nuk ka dhënë ende një deklaratë publike, por veprimi i tij në skenë lë të kuptohet se përjetoi një moment shqetësimi. Pavarësisht incidentit, koncerti vazhdoi dhe Gjesti, me profesionalizëm, e përmbylli natën me performanca që u duartrokitën nga publiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy