Deputetin Veton Berisha ka reaguar lidhur me rastin e sulmit nga një i rritur ndaj futbollistit Belgin Jashari, i cili vjen nga komuniteti ashkali, në një fushë futbolli.
Sulmi është konsideruar se mund të ketë motive raciste.
“Jam duke u ndje tepër keq me rastin e fundit, tani kur një talent i ri ka synime për të kontribuar në futbollin kosovar, tentohet t’i ndalet dëshira për një lojë, kampionale. Edhe e kuptova që kishte ndërhyrje nga një prind i një lojtari kundërshtar. Fjalët e tij ishin të bazuara që dëshmohet dhe konfirmohet që ka elemente raciste, thuhet që “një magjup nuk e ka vendin në fushë”, “ju jeni për me mbledh bakër jo me lujtë futboll”, këto fjalë janë demotivuese dhe na bëjnë me u ndi keq”.
“Fati i mirë është që këto pamje i ka kap kamera, sepse nuk ka javë që nuk ka raste të racizimit. Nuk e kuptoj pse është ky diskriminim. Kërkoj drejtësi për këtë rast dhe të tjera, ftoj FFK-në të reagojë”, vijoi tutje Berisha.
Ai ndër të tjerash përmendi edhe komentet negative që i merr ky komunitet në rrjetet sociale.
Derisa ftoi edhe prokurorët edhe policinë për të zbardhur rastin, duke shtuar se assesi nuk do te heqin dorë nga ëndrrat e tyre./KlanKosova/