Bajrami: Jemi në përfundim të hartimit të kallëzimit penal ndaj Kurtit e të tjerëve për ushtrimin e mandatit qeverisës pas dorëheqjes

by Nexhat

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se kallëzimi penal, që kanë paralajmëruar se do të bëhet ndaj disa deputetëve të LVV-së që po ushtrojnë mandatin e qeveritarëve edhe pas dorëheqjeve, “është duke u hartuar”.

“Kemi kërkuar qasje në vendimet e ministrive, e të gjitha ministrive, dhe jemi duke pritur që të kalojë afati në mënyrë që të kemi qasje në dokumente. Jemi në përfundim”, tha ajo para gazetarëve, pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstituive.

banner

Bajrami u pyet për deklaratën e deputetit të LDK-së, Arben Gashi se për këtë çështje ai mendon “pak më ndryshe”.

“Tanimë ne në parti kemi juristë të shumtë dhe natyrisht që mund të ketë… këto janë mendime profesionale. Ta keni parasysh. Nuk jemi duke bërë politikë me një çështje të tillë. Jemi duke e përgatitur një kallëzim penal për të cilin ju do të njoftoheni me kohë”, tha ajo.

Komisioni i përkohshëm parlamentar për verifikimin e mandateve i ka njohur dorëheqjet publike të kryeministrit dhe ministrva dhe kjo, sipas LDK-së, nënkupton se nga 27 marsi, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet, “të gjithë këta të cilët sot e kanë bërë betimin kanë bërë shkelje duke ushtruar funksionin e kryeministrit, respektivisht ministrave”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë kallëzim penal lidhur me ushtrimin e mandatit që këta e kanë bërë nga data 27 mars deri më sot”, ka thënë Bajrami më herët, duke mos e përjashtuar mundësinë edhe të dërgimit të kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese.

“I bie që nga data 27 mars deri më sot, qytetarë të thjeshtë kanë marrë vendime në ndërtesat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, fillimisht do të bëjë kallëzim penal e mandaj do të shohim hapat edhe për trajtim në Kushtetuese”, sipas deputetes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy