Bayern Munich dhe Liverpool janë gati për një përballje të ashpër në afatin kalimtar të verës 2025 për mesfushorin e talentuar të Crystal Palace, Adam Wharton, shkruan The Sun.
21-vjeçari, i lidhur gjithashtu me Real Madridin, është bërë objektivi kryesor për të dy klubet.
Pavarësisht një dëmtimi në ijë që e la jashtë për tre muaj këtë sezon, potenciali i Wharton mbetet i pamohueshëm, pasi ka fituar një vend në skuadrën e Anglisë për Euro 2024.

Bayern Munich, duke parë një rinovim të mesfushës, e sheh Wharton si një zëvendësues të mundshëm për Joao Palhinha, i cili mund të kthehet në Fulham.
Ndërkohë, Liverpooli ka prioritet objektiva të tjerë, por mbetet një nga admiruesit
Me një vlerësim prej 50 milionë funtesh (58 milionë euro), e ardhmja e Wharton do të kthehet në një sagë transferimi këtë verë.