“Çelësi i Prishtinës”, Ish-kryediplomati malazez: Kandiq e Biserko dy serbet më të guximshme të kësaj epoke, më 2005 e kam thënë

by Nexhat

Ish-kryediplomati i Malit të Zi, Miodrag Vlahovic, ka komentuar nderimin që sot Komuna e Prishtinës ia ka bërë aktivistes serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq,

Vlahovic duke uruar Kandiqin për marrjen e “Çelësit të Prishtinës” nga kryetari Perparim Rama, ka kujtuar një deklaratë të tijën të vitit 2005, ku kishte thënë se një ditë, Natasha Kandiq dhe Sonja Biserko, do të nderoheshin si dy serbet më të guximshme të kësaj epoke. 

banner

“Urime, Natasa Kandic! Njëherë kam thënë, në një mbledhje në Beograd, mendoj se ka qenë në vitin 2005, për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës: “Një ditë, do të kremtohen dy serbet më të guximshme të kësaj epoke: Natasha Kandiq dhe Sonja Biserko!”, ka shkruar Vlahovic

Komun e Prishtinës të dielën në një ceremoni të organizuar në ambientet e komunës ka nderuar aktivisten serbe Natasha Kandiq me “Çelësin e Qytetit”. Çelësin e ka dorëzuar kreu i Prishtinës, Perparim Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy