14
Daut Haradinaj nga AAK-, ka thënë se edhe seanca e sotme konstituive do të zgjasë shkurt.
Kjo pasi sipas tij, kandidati për kryetar të Kuvendit mbetët e njëjta,
“Duket se do të jetë shumë shkurt, do të jetë i njëjti kandidat, dhe opozita e ka propozuar ndërrimin e kandidatit. Jemi të gatshëm nëse do të jenë dy emra të tjerë, por kjo i takon mazhorancës”, tha ai para mediave.
Tutje, Haradinaj thotë se VV-ja nuk do që të ketë zgjidhje, por të ketë bllokadë.
Madje ai shprehu gatishmërinë e tij për zgjidhje sa më të shpejtë.
“Jemi për zgjidhje të shpejtë, situata është e papranueshme”.