Një mjet i pashpërthyer është gjetur të shtunën në fshatin Stagovë të Kaçanikut.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia.
Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Klankosova.tv. se ky mjet dyshohet i përket Luftës së Dytë Botërore.
“Patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes. Në vend kanë dalë njësitë e FSK-së dhe KFOR-it”, deklaroi Veseli.
“Sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh dhe kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30.04.2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme”, theksoi ai