Kadrijaj: I kam thënë Avni Deharit që po të përdorin

by Nexhat

Depuetja e AAK’së, Time Kadrijaj, ka thënë se insistimi për Albulena Haxhiun kryeparlamentare po bëhet me qëllim që të bllokohet situata pasi sipas saj Kurti nuk i ka votat për qeverinë.

“Nuk ka asnjë angazhim, asnjë ndryshim, këto vota po përsëriten, këto 57 vota të famshme që do të thotë se kaq vota i ka për qeveri por qëllimshëm me kandidaten e propozuar për kryeparlamentare po do ta bllokojë situatën në Kosovë”, tha ai.

banner

Ajo tha se presidentja Osmani duhet të ndërhyjë sepse “kjo s’mundet të shkojë në pafundësi kështu”.

“Nëse presidentja i drejtohet Kushtetueses së paku limitohet koha sa ka të drejtë, ka të drejtë ta propozojë kandidatin por jo në pafundësi, por të caktohet një periudhë kohore”, tha ajo.

“AAK i pat dhënë disa propozime, por të cilat kandidate janë deklaruar sigurisht nga presioni që e kanë pasur nga partia sepse ata s’guxojnë as të mendojnë ndryshe”, tha ajo.

Ajo tha se Dehari ka qëlluar të jetë deputeti më i vjetër dhe kësisoj i bie që ta drejtojë seancën

“I kam thënë që nuk është fat por fatkeqësi sepse po të përdorin”, tha ajo. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy