Krasniqi: Kurti s’ka numra për Qeverinë, po e sakrifikon Haxhiun duke mos dashur që çështja të bllokohet te emri i tij

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron ta zhbllokojë situatën në mënyrë që të konstituohet Kuvendi.

Ai tha se janë “i kanë së paku dy që i kanë votat tashmë”, ndërsa shtoi se “mund të ketë edhe burra, përveç gra, që mund t’i marrin 61 vota.

banner

“Dojnë me bë me zor Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit. Nuk kalon Albulena Haxhiu. I kanë edhe 47 opsione tjera”, tha Krasniqi, duke kërkuar që ata “të rërhiqen nga ky mentalitet bllokues dhe të vijnë me propozime tjera”.

Sipas tij, arsyeja pse LVV-ja po insiston në propozimin e Albulena Haxhiut është sepse Albin Kurti nuk mund të bëhet kryeministër.

“Ne po e shohim qartë. Ata numra s’kanë. Bllokada këtu më shumë sesa për Albulena Haxhiun është për Albin Kurtin, sepse Albin Kurti s’po mundet me u bë kryeministër dhe duke mos dashur të bllokohet te emri i tij, normal që e sakrifikon Albulena Haxhiun. Por duke e bërë këtë ‘sakrificë’, ai është duke e sakrifiku krejt shtetin dhe qytetarët e Kosovës të cilëva, na ka lënë të gjithëve bashkë pa institucione legjitime”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy