Liverpool është kampion i ri i Premier League

by Nexhat

Liverpool ka arritur të fitojë titullin e 20-të të kampionit të Anglisë, duke siguruar një triumf të madh të dielën në Premier League, katër xhiro para fundit të edicionit.

“The Reds” e ka fituar titullin me një paraqitje dominuese ndaj Tottenham, duke e mposhtur këtë të fundit 5-1 në “Anfield” në kuadër të xhiros së 34-t të Premier League.

banner

Tottenham ka kaluar i pari në epërsi, falë golit të Dominic Solanke në minutën e 12-të. Por, Liverpool është përgjigjur menjëherë: vetëm katër minuta më vonë, Luiz Diaz e ka barazuar rezultatin në minutën e 16-të.

Pjesa e parë ka vazhduar me dominimin e “të kuqve”, të cilët kanë shënuar edhe tri herë brenda 10 minutash: Alexis Mac Allister në minutën e 24-të, Cody Gakpo në minutën e 34-të, dhe Mohamed Salah në minutën e 63-të.

Një autogol i Destiny Udogie në minutën e 69-të e ka përmbyllur rezultatin 5-1 në favor të Liverpool, që tani ka 82 pikë, 15 më shumë se Arsenali, i cili ndodhet në vendin e dytë.

Ky titull është i 20-ti në histori për Liverpool, duke barazuar rekordin e Manchester United për numrin e titujve të kampionit të Anglisë.

Gjatë këtij edicioni, Liverpool ka dominuar në Premier League, duke regjistruar vetëm dy humbje dhe duke lënë pas rivalët, përfshirë Arsenal që ishte në garë deri vonë, por nuk arriti ta mbajë ritmin deri në fund

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy