50
Ndeshja e tretë gjysmëfinale e “Play-off” ndërmjet Bashkimit dhe Pejës është ndërprerë vetëm pak çaste para përfundimit, pas një incidenti në parket.
Sipas njoftimit të Pejës, pesë sekonda para fundit të ndeshjes, tifozët vendas kanë sulmuar basketbollistin e tyre, Marques Townes, duke e goditur me grushta pas kokës.
“Bashkimi po udhëhiqte 84:78, kur ndodhi incidenti. KB Peja do të shqyrtoj çdo mundësi të mundshme”, ka bërë të ditur klubi pejan në një reagim të menjëhershëm.