18
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Kenias, Williams Ruto.
Kenia gjatë këtij viti e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Osmani ka shkruar në “X”, se me të kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve.
Gjithmonë kam kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, Presidentin Williams Ruto dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke i afruar edhe më shumë njerëzit e Kosovës dhe Kenias”, ka shkruar Osmani.