Rama në Vlorë: Hapim këtu Akademinë e Aviacionit, do jetë rajonale

by Nexhat

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi të dielën një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë.

Rama foli për përmirësimin cilësor që sipas tij ka pësuar sistemi universitar përgjatë viteve të fundit dhe projektet për ta zhvilluar më tej atë

banner

Ai tha se një nga synimet është hapja e Akademisë së Aviacionit në Vlorë me qëllimin që ajo të jetë një akademi rajonale edhe me studentë të huaj për të përgatitur pilotët për të gjitha llojet e mjeteve të fluturimit.

“Do të hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit dhe synimi është që të jetë një akademi rajonale, ku të kemi edhe studentë të huaj për të përgatitur pilotët për të gjitha llojet e mjeteve të fluturimit, dhe më vjen shumë mirë se kjo është hapur më parë, sepse pastaj duhet të fuqizojmë edhe pjesën tjetër që ka të bëjë me industrinë detare. Kemi së shpejti edhe një marrëveshje tjetër me Ficanterin e Italisë për të rivitalizuar kantierët e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të anijeve këtu në Vlorë”, – tha Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy