Djali i presidentit Trump përgënjeshtroi zëdhënësin e PD, reagon Rama

by Nexhat

Kryesocialisti Edi Rama reagoi lidhur me përgënjeshtrimin që djali i presidentit amerikan Donald Trump i bëri zëdhënësit të PD, Alfred Lela lidhur me një artikull ku flitej për një takim të supozuar mes këtij të fundit dhe kreut të qeverisë shqiptare.

Gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Petrelë  Rama e cilësoi të turpshme atë që e cilësoi “çmenduri të PD”.

banner

“Kur sheh që detyrohen njerëzit e familjes së presidentit të SHBA që të mohojnë këtë çmenduri, të vjen turp, realisht të vjen turp. Se në fund të ditës atje nuk e di njëri dhe nuk e njeh njëri përveç këtyre që marrin 6 mln dollarë për ta njohur. Se po të çohet edhe Lymi i Tytit edhe të paguajë 6 mln dollarë vjen Latifi edhe na e prezanton të gjithëve”, tha Rama.

Sipas mediave pranë PD, Donald Trump Jr. ka anuluar një drekë në Tiranë me Ramën, të lobuar nga Richard Grenell

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy