GJAKOVË/ Arrestohet i dyshuari i dytë për dhunimin e 14-vjeçares

by Nexhat

Është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për dhunimin e një vajze 14-vjeçare.

Rasti ka ndodhur më 23 prill në Gjakovë.

banner

Zëdhënësi rajonal i policisë Sheremet Elezaj, tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me rastin “dhunim” të raportuar me datë 23.04.2025 në Gjakovë, sot është arrestuar edhe i dyshuari i dytë, mashkull i moshës madhore”, deklaroi ai .

Ai nuk dha më tepër detaje lidhur me rastin.

Klankosova.tv merr vesh se i dyshuari është Bedri Govedari.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy