I Dërguari Special i SHBA-së për Misione, Richard Grenell ka reaguar ndaj lajmit të publikuar nga Politiko.al., drejtuar nga zëdhënësi i fushatës së PD, Alfred Lela.
“Takim me Donald Trump Jr. – Dështon për të dytën herë tentativa e lobistit të Ramës”, ishte artikulli që solli reagimin e Grenell, sipas së cilit, pas një takimi me Vuçiç, Donald Trump Jr. Kishte në plan të darkonte me Edi Ramën
Në reagimin e bërë në platformën “X”, Grenell shkruan se lajmi është i pavërtetë.
“E kuptoj që je vetëm disa ditë larg zgjedhjeve të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. I kam parë zgjedhjet tuaja në heshtje nga stoli, sepse Shqipëria është një aleat i rëndësishëm dhe i besuar i Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të kaluar pushimet).
Por ky lajm nga media juaj është NJË GËNJESHTËR E PLOTË. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse të interesojnë faktet”, shkruan Richard Grenell drejtuar themeluesit te Politiko.al, Alfred Lela.
Dear @AlfredLela,
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 28, 2025
I realize you are days away from an important election. I understand emotions are high. I have watched your election silently from the sidelines because Albania is an important and trusted NATO ally of America (and one of my favorite countries to visit &… pic.twitter.com/kKPWaw9uIj