“Kthimi i emrit të Konjufcës për kandidim të kryetarit të Kuvendit, pastaj u.d i Presidentit – partitë mund ta mbështesin brenda javës”, Burim Ramadani

by Nexhat

Analisti Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se emri i Glauk Konjufcës është kthyer për kandidim për pozitën e kryeparlamentarit.

Rrjedhimisht, thotë Ramadani kjo do të nënkuptonte që Konjufca ta ushtronte detyrën e presidentit pasi t’i mbarojë mandati Vjosa Osmanit.

banner

Ramadani ka thënë se ka indikacione që Konjufca mund të kandidohet në fund të javës.

“Sipas gjitha gjasave dhe indikacioneve kredibile është duke u diskutu kthimi i emrit të Glauk Konjufcës për kandidim, rrjedhimisht edhe U.D presidenti për një periudhë të caktuar, si i tillë besohet se edhe deputetët e tjerë  mund ta mbështesin zgjedhjen e tij dhe kjo mund të jetë në një afat kogja të afërt, besoj ka fundi i javës”, ka thënë Ramadani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy