Kurti në veri, Srpska: Erdhi meqë s’po mund të bëhet kryeministër, populli e injoroi, u detyrua të kthehej në Prishtinë

by Nexhat

Lista Serbe e ka quajtur provokim një vizitë të sotme në Leposaviq të Albin Kurtit, deputetit i cili po e ushtron pozitën e kryeministrit të vendit.

Partia serbe shkroi në një reagim se zyra e re e Postës së Kosovës atje “nuk i shërben asgjëje tjetër përveç provokimit”.

banner

Këtë, Lista Serbe tha se Kurti e bëri “në pamundësi për ta zgjedhur kryetarin e parlamentit”.

“Meqë nuk mund të bëhet kryeministër sepse nuk i ka votat, Kurti vendosi të bëhet postier. Dhe atë në komunat serbe të Zveçanit dhe Leposaviqit”, thuhet në reagim.

“Frustrimin e qartë për shkak të mungesës së votave në parlament Kurti po përpiqet ta shërojë me serbofobi të shtuar dhe me safarin e sotëm në Leposaviq dhe Zveçan, ku populli e injoroi maksimalisht, dhe ai me dhjetëra forca speciale u detyrua të ikë me shpejtësi përsëri për në Prishtinë”, thuhet tutje në reagimin e Listës Serbe.

Kjo parti tha se mandati i Kurtit po përfundon dhe vizita e tij e sotme atje është “e fundit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy