Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje të reja, LVV do t’i humbasë 10-15 deputetë.
“Shkuarja në zgjedhje të reja më së paku i konvenon Vetëvendosjes për shkak se i humbë 10-15 deputetë. Është thy ai miti i 500K dhe në momentin kur e merr teposhtëzen vështirë është me ndalë teposhtëzën”, tha Spahiu në Pressing, transmeton Express.
Ai tha se në rast se ndodhin zgjedhje të reja, PDK dhe LDK do të rriten me vota.
Sipas tij, “PDK-së mosdalja e njerëzve në votime do t’ia rriste akoma përqindjen e LDK-ja do të përfitonte ardhje nga ish votuesit e LVV-së”.