Ndihmuan bjeshkatarët e bllokuar dhe në gjetjen e fëmijës në Gjilan, ShKShMK: I përgëzojmë pjesëmarrësit në këto operacione shpëtimi

by Nexhat

Pesë bjeshkatarë kanë kërkuar ndihmën e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës pasi të dielën mbetën të bllokuar mes majës së Bistrës dhe Guzhbabës. Më vonë, ndihma e këtij shërbimi u nevojit edhe për gjetjen e një fëmije në Gjilan.

Ata, sipas njoftimit, ishin “të rrezikuar seriozisht nga rrëshqitja në faqe malore dhe hipotermia e problemet e tjera nga moti i ligë”.

banner

“Shpëtuesit malor kanë evakuar ekipin e bjeshkatarëve në një vend të sigurt, duke i këshilluar ata për siguri në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

ShKShMK kontribuoi edhe në një operacion tjetër për kërkimin e një fëmije të humbur në Gjilan.

Shërbimi i ka përgëzuar e falënderuar edhe qytetarët për ndihmën e tyre.

Postimi:

Me datën 27.04.2025 në numrin kujdestar të ShKShMK kemi pranuar një thirrje urgjence nga 5 bjeshkatarë shtetas të Republikës së Kosovës.

Bjeshkatarët ishin bllokuar në mjegull dhe mot të ligë gjatë zbritjes nga kreshta në mes të majës së Bistrës dhe Guzhbabës.

Fillimisht kishin patur problem me terrenin e mbuluar me borë dhe mungesë të pajisjeve adekuate, pastaj edhe me vonesë janë nxënë nga moti i keq që ka mbizotëruar në zonën tonë e cila ka vështirësuar tejmase orientimin e tyre duke krijuar panik në grup.

Me të marrë thirrjen në qendrën tonë, bjeshkatarët janë këshilluar për siguri dhe dërgimin e vendodhjes së tyre.

Falë sistemit të aplikacionit nga ShKShMK është arritur lokalizimi i shpejtë i pozicionit të tyre, dhe janë këshilluar për hapat e tjera

Pa humbur kohë ekipet tona të përbërbërë nga disa stacione të ShKShMK në koordinim me autoritet shtetërore janë nisur drejt lokacionit .

Në një kohë rekorde është arritur takimi me grupin, të cilët fatmirësisht nuk kanë patur lëndime,përveç se kanë qenë të rrezikuar seriozisht nga rrëshqitja në faqe malore dhe hipotermia e problemet e tjera nga moti i ligë.

Shpëtuesit malor kanë evakuar ekipin e bjeshkatarëve në një vend të sigurt, duke i këshilluar ata për siguri në të ardhmen.

Ndërkohë duke u përmbyllur ky operacion, kemi pranuar thirrje nga Policia e Kosovës,rajoni Gjilan për rastin e kërkimit tê një fëmije të humbur në rajonin e Gjilanit, i njejti ekip i ShKShMK me ekipe të tjera mbështetëse është nisur në drejtim të zonës ku kërkohej ndihmë.

Me të arritur atje , sapo ka filluar operacioni ka ardhur lajmi se fëmija është lokalizuar në gjendje të mirë shëndetësore

I apelojmë gjithë qytetarëve,bjeshkatarëve dhe vizitorëve në zonat malore që para çdo aktiviteti të tyre të planifikojnë aktivitetin e tyre.

I përgëzojmë të gjithë pjesëmarrësit në këto operacione shpëtimi.

Falenderime të veçanta qytetarëve të Gjilanit,institucioneve dhe OJQ-ve të përfshira, që me një mobilizim qytetar të shpejtë ështê arritur shpëtimi i Alpit .

ShKShMK gjithmonë do të jetë pranë qytetarit dhe gjithë atyre që kanë nevojë 24/7

ShKShMK njoftoi se kanë arritur t’i lokalizojnë shpejt ata dhe “në një kohë rekorde” janë ndihmuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy