PEJË/ Problemet nga vërshimet zgjidhen këtë vit?

by Nexhat

Pas reshjeve të mëdha të shiut që goditën Pejën gjatë pasdites së 27 prillit, disa lagje të qytetit u përballën me vërshime si pasojë e daljes nga shtrati të disa kanaleve të hapura.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Pejës, Agron Nikçi, për RTK tha se gjendja është kthyer në normalitet dhe se ekipet janë ende në terren për pastrimin e hapësirave publike.

banner

“Mbrëmë gjatë orëve të pasdites kishte një intensitet të lartë të shiut, ku si pasojë janë shkaktuar dalja e disa kanaleve nga shtrati, disa kanaleve të hapura në disa lagje të qytetit, siç janë lagjja Asllançeshme, lagjja 2 Korriku dhe pjesa e Majës së Zezë,” tha Nikçi, .

Ai shtoi se pjesët ku ka pasur vërshime janë ato ku ende nuk është ndërhyrë për shkak të procedurave të tenderimit dhe punëve që janë ende në zhvillim.

“Këto dy vitet e fundit jemi duke intervenuar në të gjitha kanalet e hapura ekzistuese që kanë qenë para shumë vitesh të ndërtuara. Ne si drejtori dhe si komunë, së bashku me ekspertët i kemi ndërtuar disa kanale që kanë qenë të ndërtuara jashtë standardeve dhe që kanë qenë të uzurpuara. Të gjitha ato vende ku kemi intervenuar dhe ku i kemi rindërtuar kanalet, nuk ka pasur dalje të ujit nga shtrati i këtyre kanaleve. Kurse në pjesën ku mbrëmë kishte dalje të ujit, janë pjesë ku nuk kemi mundur të intervenojmë për shkak të procedurave të tenderit dhe punëve që kanë vazhduar edhe këtë vit, dhe besoj se gjatë këtij viti do të eliminohen të gjitha këto problematika,” u shpreh ai.

Lidhur me dëmet e shkaktuara, Nikçi bëri të ditur se nuk ka dëme në hapësirat publike, ndërsa dëmet në pronat e qytetarëve do të vlerësohen nga një komision i posaçëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy