Një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror do të zhvillohet në Shqipëri.
Giro d’Italia do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë.
Kryeministri Edi Rama thekson përmes një postimi në Facebook se 180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët shqiptare.
“Për herë të parë në histori… GIRO D’ITALIA vjen në SHQIPËRI”
Një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë, shkruan tch.
180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët tona, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e sportit dhe emocioneve globale”, ka shkruar Rama