Demë Berisha, një nga anëtarët e Grupit të Kumanovës, i cili është i burgosur që nga viti 2015 në Maqedoninë e Veriut, është larguar me forcë nga ambientet ku po zhvillonte një vizitë familjare.
Lidhur me rastin ka folur avokati Ibrahim Bajrami në emisionin “Kosova Today”në Klan Kosova, duke thënë se tashmë bëhen 10 vite nga rasti dhe se familjarët dhe të burgosurit kanë të drejtë absolute për vizita, të përcaktuara.
“Sipas informacioneve, ka ndodhur vetëm një zënkë verbale mes Demë Berishës dhe disa punonjësve të bllokut, e cila përfundoi me largimin e tij të dhunshëm nga policia”. Bajrami tha se, sipas mendimit të tij, ka pasur tejkalim të kompetencave nga ana e policisë, duke vepruar në mënyrë brutale.
“Sipas informacioneve zyrtare, Berisha më pas është transferuar për “shkaqe sigurie” në Burgun e Shtipit”, tha Bajrami,
Ndiqni detajet, në videon vijuese: