Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për tentim vrasje

by Nexhat

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka publikuar sot fotografinë dhe të dhënat e një personi të kërkuar, duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Personi i kërkuar është Miftar (Xhevat) Dobraj, i lindur më 23 dhjetor 1987 në Pejë. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”.

banner

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacion mbi vendndodhjen e të dyshuarit të kontaktojnë menjëherë autoritetet policore, duke përdorur këto numra telefoni:

192 ose 0800 19999 (linjë pa pagesë)

039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë

Po ashtu, informacionet mund të dërgohen edhe përmes email-it në adresën: [email protected]

Policia siguron qytetarët se çdo informacion do të trajtohet në mënyrë konfidenciale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy