Trent Alexander-Arnold ka thyer heshtjen e tij pas fitores së Liverpoolit me rezultat 5-1 ndaj Tottenhamit për të fituar Ligën Premier të dielën.
26-vjeçari e nisi si titullar ndeshjen në ‘Anfield’ pasi e kishte shënuar golin e tri pikëve një xhiro më herët ndaj Leciester Cityt.
Pas fitores me rezultat 5-1, ai ishte pjesë e festës së bashku me tifozët, ndonëse e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.
Emra si Mo Salah, Arne Slot dhe Virgil Van Dijk që të gjithë morën pjesë në intervistat që u bën në fushë pas triumfit të tyre, por Alexander-Arnold nuk foli para gazetarëve
Transmetuesi amerikan Peacock pretendoi se atyre iu është thënë se ai po mbahej larg mediave dhe se nuk është i gatshëm për intervista, diçka që duket se është bërë shkaku i spekulimeve për të ardhmen e tij
Sidoqoftë, Alexander-Arnold ka thyer heshtjen e tij përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram.
Ai postoi disa fotografi të vetes së bashku me bashkëlojtarët e tij, duke e shoqëruar me mbishkrimin: Për Qytetin. Për Tifozët.
Siç qëndrojnë gjërat, kontrata e reprezentuesit anglez do të skadojë në fund të qershorit, gjë që do t’i lejojë atij t’i bashkohet klubit të radhës falas, teksa Real Madridi është lidhur fortë me një transferim të tij tash e sa kohë