Viti 2025, më i rëndi për fatalitetet në vendet e punës që nga paslufta

by Nexhat

Viti 2025 është viti me numrin më të lartë të fataliteteve në vendet e punës që nga paslufta.

Kështu ka deklaruar, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.

banner

Sipas tij, gjatë gjithë vitit 2024 janë shënuar 12 raste të vdekjes në vendin e punës, ndërsa vetëm në tremujorin e parë dhe pjesën e parë të muajit prill të këtij viti, janë regjistruar tashmë 10 raste.

“Vetë këto shifra tregojnë se nuk i kushtohet rëndësi e duhur kësaj çështjeje dhe organet përgjegjëse nuk po përkujdesen fare”, theksoi Azemi për Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy