Abdixhiku: Kosova e përkushtuar ndaj vlerave demokratike – nuk kërkojmë favore por ofrojmë besim në demokraci për Evropën

by engel

Në hapje të punimeve të Kongresit të Partive Popullore Evropiane (EPP) në Spanjë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) mbajti një fjalim të fuqishëm përpara delegatëve dhe liderëve evropianë, ku theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave demokratike dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit evropian.

Në fjalën e tij, ai vuri në pah zhvillimin e vendit, sfidat që ende qëndrojnë përballë Kosovës si pasojë e qasjes agresive të Serbisë, si dhe nevojën për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë, përfshirë edhe Spanjën – mikpritëse e këtij Kongresi.

banner

“Jo vetëm që ekzistojmë – ne po lulëzojmë”, u shpreh lideri i LDK-së, duke nënvizuar progresin e vendit në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe përqafimin e politikave evropiane.

Ai e quajti mbështetjen ndaj Kosovës jo vetëm një çështje politike, por edhe një sfidë morale dhe strategjike për vetë Bashkimin Evropian, duke theksuar se vonimi i integrimit të Kosovës përbën një rrezik për vizionin e një Evrope të bashkuar dhe të lirë.

Gjithashtu, ai bëri thirrje që Ballkani Perëndimor të mos trajtohet më si “oborri i pasëm” i Evropës, por si një rajon që ka vullnetin dhe kapacitetin për të kontribuar në ndërtimin e të ardhmes së përbashkët evropiane.

“Kosova qëndron sot para jush, jo si një vend që kërkon favore – por si një partner që ofron diçka të fuqishme: besim në demokraci, në paqe dhe në idenë e përjetshme të Evropës”, përfundoi ai, duke marrë duartrokitjet e delegatëve të pranishëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy