Dodik: Bosnja do të shpërbëhet, osmanët i detyruan boshnjakët të bëhen myslimanë

by Nexhat

Presidenti i entitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, iu drejtua publikut pas një takimi të koalicionit qeverisës në RS, duke bërë një sërë deklaratash fyese, shoviniste dhe historikisht të pabazuara, të cilat kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik vendor dhe rajonal.

Gjatë fjalimit, Dodik deklaroi se Bosnja dhe Hercegovina po “shpërbëhet” dhe se gjurma e saj “kundërmon nga çnjerëzia”. Ai hodhi poshtë në disa raste legjitimitetin e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, duke e quajtur “jolegjitim”, dhe pretendoi se “myslimanët”, siç i quan ai boshnjakët, “i pranojnë vendimet e tij dhe shpresojnë në pjesën e dytë të lojës”.

banner

Megjithatë, pjesa më skandaloze dhe fyese e fjalimit ishte thirrja e drejtpërdrejtë ndaj boshnjakëve që të “kthehen në fenë ortodokse”, duke pretenduar se Bosnja dhe Hercegovina në atë rast do të ishte “kryesisht serbe” dhe se “vetëm e tillë mund të ekzistojë”

“Zgjidhja për Bosnjën është kjo: që myslimanët të kthehen në fenë e tyre të vjetër ortodokse. Po përpiqemi të japim propozime konstruktive. Ekzistojnë dëshmi se paraardhësit tanë kaluan në islam nën detyrimin osman. Prandaj, për mua kjo është një zgjidhje korrekte”, tha Dodik.

Ai shtoi se “boshnjakët duhet të kthehen në fenë e paraardhësve të tyre, dhe kështu Bosnja do të ishte me shumicë serbe”, shkruan klix.ba.

“Bosnja dhe Hercegovina nuk është ajo që pretendohet të jetë. Ajo do të shpërbëhet. Dhe jam i lumtur për këtë”, u shpreh Dodik, duke mos fshehur kënaqësinë për rrënimin e mundshëm të shtetit.

Deklaratat e separatistit serb janë interpretuar gjithashtu si një përpjekje e hapur për të minuar rendin kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe për të nxitur urrejtje fetare dhe kombëtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy