Seanca e tetë e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Presidentit ka dështuar sërish, pasi kandidatura e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme.
Në votimin e zhvilluar gjatë seancës së sotme, Haxhiu mori 54 vota pro, 44 kundër dhe 3 abstenime – një rezultat që nuk përmbush kuorumin e nevojshëm prej dy të tretave të votave të deputetëve të Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit.
Kjo është tentativa e dytë e Lëvizjes Vetëvendosje për të promovuar Albulena Haxhiun si kandidate për postin më të lartë të shtetit, por edhe kësaj here pa sukses.
Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se seanca e nëntë për zgjedhjen e Presidentit do të zhvillohet më 1 maj, në orën 10:00.
Procesi për zgjedhjen e Presidentit mbetet i tensionuar, ndërsa koha për arritjen e një konsensusi politik po shkurtohet ndjeshëm.