Franco Foda ka qenë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht të hënën mbrëma.
Përzgjedhësi i Kosovës ka parë nga afër ndeshjen mes Dinamo Bukureshtit dhe CFR Cluj, ku në fushë ishin tre futbollistë.
Dinamo dhe Cluj kanë luajtur baras 1-1, derisa Meriton Korenica ka shkëlqyer me një gol.
Ka qenë gazeta rumune ‘Fantatik’ që ka raportuar për Fodan, i cili ka parë nga afër tre futbollistë kosovarë.

Astrit Selmani ishte titullar për Dinamon, derisa në anën tjetër te Cluj nga minuta e parë luajtën Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu.
Gjithsesi përzgjedhësi kosovar ka mbetur i kënaqur nga ajo çfarë shfaqën futbollistët tanë, pasi që të tre ishin ndër më të mirët në fushë.