“Fshehu dënimin me burg”, PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS në qarkun e Shkodrës

by Nexhat

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, kandidatin e Partisë Socialiste për deputet në Shkodër, zona e Fushë Arrëzit, Ervin Doda. Kallëzimi penal mbante firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Në kallëzim thuhej se kandidati socialist akuzohet se ka fshehur të dhëna në formularin e dekriminalizimit për të shkuarën e tij. Sipas kallëzimit, Ervin Doda është arrestuar në vitin 2016 dhe ka bërë 5 muaj burg si dyshuar për veprat penale kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

banner

Doda ka plotësuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2023 në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Fushë Arrëzit, përfaqësues i Partisë Socialiste. Gjithashtu ka plotësuar edhe formularin e dekriminalizimit në vitin 2025 si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Në kallëzim thuhet se Doda në të dyja formularët ka deklaruar se nuk ka qenë ndonjëherë i arrestuar për kryerjen e një vepre penale, ndërkohë që rezulton se ka bërë 5 muaj burg.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy