Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti të cilin ndër tjerash e quajti edhe fatkeqësi të Kosovës.
Haradinaj deklaroi se ky i fundit vepron nën urdhra të jashtëm, sikurse që janë ato të agjendës ruse.
“Unë thellë besoj që Kurti është e keqja e Kosovës, është fatkeqësia e Kosovës. Ky njeri është dëmi më i madh që i ka ndodhur vendit tonë. E shoh në përpikëri në zbatim të agjendës ruse dhe serbe në Kosovë. Sa herë që lypet mundem me argumentu” tha ai në Kanal10.
Tutje edhe një herë konfirmoi votimin kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut si krye kuvendare.
Haradinaj mes tjerash tha se rezultati tashmë veçse shihet teksa shtoi se vota nuk mund t’i merret askujt me zor.
“Tani Vetëvendosje e ka zbatuar një të drejtë, e ka propozu një kandidate por rezultati i votimit është ky që është. Nuk mundesh me ia marrë votën me zor askujt. E Vetëvendosje besoj e ka zgjidhjen në dorë, duke e parë se një kandidat nuk po ia sjell votat e duhura, e ka zgjidhjen sepse ata janë mbi 48 deputetë, ta zgjedhin një tjetër kandidat”