Heshtja mori fund, vjen reagimi i Vesa Lumës pas spekulimeve për ndarjen nga Big Basta

by Nexhat

Pjesëmarrja e Big Bastës në formatin televiziv “Ferma VIP” u shoqërua me një valë thashethemesh në mediat online, të cilat aluduan për një krizë në martesën e tij me këngëtaren Vesa Luma.

Spekulimet u përforcuan nga mungesa e një reagimi publik nga ana e Vesës, e cila për një kohë të gjatë nuk publikoi asnjë postim në rrjetet sociale që do të tregonte mbështetjen për bashkëshortin e saj gjatë qëndrimit në reality show.

banner

Mirëpo, kur askush nuk e priste më, Vesa vendosi të reagojë – dhe në mënyrën më të bukur të mundshme. Ajo publikoi një kolazh fotosh në Instagram, ku në mesin e imazheve shfaqet edhe një foto e Big Bastës nga “Ferma VIP”

“Muzikë, dashuri, shoqëri” – shkroi ajo në përshkrimin e postimit, duke dhënë një sinjal të qartë se mes saj dhe Big Bastës gjithçka po ecën për mrekulli

Ky reagim i shumëpritur jo vetëm që shuan çdo dyshim për një krizë martesore, por edhe forcon mesazhin se dashuria e tyre mbetet e pathyeshme, pavarësisht zhurmës mediatike. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy