Krasniqi: Vetëvendosje ka të drejtë me propozu kandidatin por jo autorizim me blloku Kuvendin!

by engel

Analisti politik, Albert Krasniqi, ka vlerësuar se e drejta për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit nuk është autorizim për të bllokuar institucionet.

Ai ka kritikua partinë e Albin Kurtit, e cila po insiston në zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, Haxhiu ka shkruar se insistimi kokëfortë në një kandidat që nuk siguron shumicën nuk është përpjekje për zgjidhje.

Sipas tij, një veprim i tillë është qëllim për ngërç.
“E drejta për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit nuk është autorizim për të bllokuar institucionet. Kjo e drejtë është e shoqëruar me obligimin të jesh bashkëpunues, të kërkosh konsensus dhe të respektosh vullnetin e deputetëve. Insistimi kokëfortë në një kandidat që nuk siguron shumicën nuk është përpjekje për zgjidhje – është qëllim për ngërç. Subjektet politike janë zgjedhur për të ndërtuar institucione që i shërbejnë qytetarëve, jo për të emëruar individë të veçantë në pozita. Çdo shpërdorim i besimit të dhënë është cenim i rëndë i mandatit që buron nga vota e popullit”, ka shkruar Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy