Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati sot tha se moskonstituimi i Kuvevendit ka pasoja edhe në procese tjera.
Murati në një postim në Facebook pas dështimit për herë të tetë të konstituimit të Kuvendit, ku procesi ka ngelur në zgjedhjen e kryeparlamentarit tha se në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill
Lexoni të plotë postimin e ministrit në detyrë:
Mos-konstituimi i Kuvendit ka pasoja edhe në proceset tjera.
Në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.
Ngjashëm është puna edhe me Komisionin për Grante Komunale, ku ligji e kërkon pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet – në mungesë të Kuvendit funksional, nuk ka as Komision për Buxhet dhe s’ka kush të marrë pjesë në Komisionin e Granteve, gjë që e vonon edhe ndarjen e granteve komunale.
Prandaj është e domosdoshme që partitë opozitare të heqin dorë nga bllokada dhe të ndihmojnë konstituimin e Kuvendit sa më parë