Ndeshja e Kupës së Mbretit doli me shumë rezultatet të këqija për Real Madridin, kur përveçhumbjes ndaj Barcelonës (3-2), tre lojtarë në fund u ndëshkuan me karton të kuq.
Komiteti i Garave ka vendosur të sanksionojë Antonio Rüdiger me gjashtë ndeshje, Lucas Vázquez me dy, ndërsa e ka liruar Jude Bellinghamin, i cili po ashtu ka marrë një karton të kuq . Shumë sanksione për Real Madridin pas humbjes në finalen e Kupës së Mbretit
Rüdiger do të vuajë pothuajse të gjithë pezullimin e dhënë për shkak të lëndimit, pasi mbrojtësi do të jetë jashtë për afërsisht një muaj e gjysmë dhe i ka thënë lamtumirë La Ligës, me pesë ndeshje të mbetura.

Nga ana e tij, dy ndeshjet e Lucas Vázquez nuk do ta ndikojnë në garën e ligës dhe ai do t’i shlyej në sezonin e ardhshëm në dy raundet e para eliminatore të Copa del Rey.
Edhe me të ardhmen e tij në ajër për shkak se kontrata e tij skadon në qershor, ai mund të mos e vuajë pezullimin te Real Madridi