Presidenti malazez kthen ligjin e dhënies së Plazhit të Madh të Ulqinit

by Nexhat

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, nuk e ka dekretuar një ligj i cili parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për 99 vjet një biznesmeni arab për ndërtim të objekteve turistike dhe banimi.

Milatoviq e ka nënshkruar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik mes Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, por jo atë që ka të bëjë me turizmin dhe pasuritë e paluajtshme.

banner

Në njoftim, Presidenca e Malit të Zi të martën ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të “shumë çështjeve të hapura lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes”.

Këto ligje ishin miratuar më 23 prill në Kuvendin e Malit të Zi. Ato marrëveshje ishin kundërshtuar nga deputetët shqiptarë.

Ndryshe pasi u konfirmua se investitori i njohur Mohamed Alabar do ta ridrejtonte interesin e tij në Mal të Zi, komunat në Malit të Zi reaguan shpejt, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të tërhequr investime përmes projekteve specifike që do të sillnin zhvillim, vende të reja pune dhe do të stimulonin rritjen ekonomike.

Kryetarët e komunave theksojnë se janë të hapur për ardhjen e Alabarit, por edhe të të gjithë investitorëve të tjerë seriozë dhe të përshtatshëm, me kusht që të gjitha projektet të zbatohen në mënyrë plotësisht transparente, në përputhje me ligjin dhe në interes të komuniteteve lokale dhe qytetarëve./RTK/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy