PSG triumfon në “Emirates” dhe fillon të ëndërroj finalen e madhe në Ligën e Kampionëve 

by Nexhat

PSG ka arritur të fitojë ndaj Arsenalit në “Emirates” me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.  

Francezët e nisën furishëm takimin, duke shënuar që në minutën e tretë, pas një kundërsulmi të menduar mirë.   

banner

Ousmane Dembele luajti në krah te Kvitcha Kvaratskhelia, me gjeorgjianin që mori topin u fut në zonë dhe pasoi sërish te Dembele i cili më një goditje të bukur me të parën gjeti rrjetën e David Rayas për 1-0.  

Kur pritej që Arsenali të këndellej, PSG radhiste rastet, me Desire Doue që ishte afër golit, por Raya bëri pritje të madhe.   

Në minutën e 38-të, Arsenali kërkoi penallti pas rrëzimit në zonë të Mikel Merinos, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.  

Gabreil Martinelli i kishe dy raste të mira, fillimisht në minutën e 40-të gjuajti jashtë, ndërsa në minutën e 45-të, i vetëm me Gigi Donnarumman, nuk arriti të shënojë, me portierin italian që bëri pritje të madhe.   

Me të filluar pjesa e dytë, Arsenali arriti që të shënojë me Mikel Merinon i cili me kokë gjeti rrjetë pas harkimit të Declan Rice. 

Pas tre minutash vëzhgim në VAR, situata u cilësua si pozitë jashtë loje dhe goli u anulua. 

Në minutën e 56-të, Leandro Trossard ishte afër golit, por Donnarumma bëri pritje të madhe. 

PSG ka mundur ta sigurojë fitoren në minutën e 84-të dhe 85-të, por Breadly Barcola dhe Goncalo Ramos, dështuan nga pozita ideale. 

Një fitore e madhe e PSG-së e cila e dërgon në ndeshjen kthyese në shtëpi, në “Parkun e Princave”, me një avantazh prej një goli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy