Rusia kërcënon me bomba bërthamore dy shtete të NATO-s

by Nexhat

Rusia mund të godasë me bomba bërthamore anëtare të NATO-s, ka deklaruar të martën një zyrtar i lartë i sigurisë ruse.

Dmitry Medvedev, ish-kryeministër i Rusisë dhe aktualisht zëvendës i Këshillit rus të Sigurisë, ka deklaruar se vendet e reja anëtare të NATO-s, përfshirë Suedinë dhe Finlandën, mund të sulmohen me armë bërthamore në rast të ndonjë konflikti.

banner

“Statusi që ua dhanë atyre (Finlandës dhe Suedisë) me mbrojtje ndërkombëtare,  u dha atyre pozitë gjeopolitike dhe shumë faktorë të tjerë”, ka thënë Medvedev.

“Tash ato janë pjesë e bllokut armiqësor ndaj nesh që do të thotë se automatikisht bëhen cak i forcave tona të armatosura, përfshirë sulme hakmarrëse dhe madje edhe me përbërës bërthamor ose masa prevendive brenda kornizës së doktrinës tonë ushtarake”, ka shtuar ai.

Medvedevi njihet si njëri prej rusëve më kundërperëndimor, duke përsëritur se Rusia mund të reagojë me bomba bërthamore ndaj Ukrainës së përkrahur nga Perëndimi.

Komentet e tij vijnë pasi Vladimir Putin njoftoi armëpushimin e befasishëm prej tre ditësh në luftën në Ukrainë për shkak të festës për fundin e Luftës së Dytë Botërore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy